Foto/Ky është djali 25-vjeçar që qëlloi për vdekje me shkop babain në Roskovec - Gazeta Express
string(78) "foto-ky-eshte-djali-25-vjecar-qe-qelloi-per-vdekje-me-shkop-babain-ne-roskovec"

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 13:45

Foto/Ky është djali 25-vjeçar që qëlloi për vdekje me shkop babain në Roskovec

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 13:45

Ky është Erdis Rapi, djali 25-vjeçar që qëlloi me shkop në kokë babain e tij, 52-vjeçarin Dhori Rapi pas një sherri për motive të dobëta në Roskovec.

Erdis Rapi dhe Dhori Rapi vuanin nga probleme të shëndetit mendor. Burimet bëjnë me dije se babë e bir që u përfshinë në sherr, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, janë qëlluar me grushta dhe më pas, 25-vjeçari ka marrë një shkop.

Lexo Edhe:

Mësohet se goditjet i kanë shkaktuar babait vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ndodhi për motive të dobëta paraditen e sotme në fshatin Luar. Tanimë djali ndodhet në polici ku po jep versionin e tij për ngjarjen që i mori jetën babait të tij.