Nga mesnata,ulje e madhe e çmimit të naftës – benzina me të njëjtin çmim - Gazeta Express
string(69) "nga-mesnataulje-e-madhe-e-cmimit-te-naftes-benzina-me-te-njejtin-cmim"

Maqedoni

Gazeta Express

11/05/2026 15:37

Nga mesnata,ulje e madhe e çmimit të naftës – benzina me të njëjtin çmim

Maqedoni

Gazeta Express

11/05/2026 15:37

Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 4 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 mbetet me të njëjtin çmim.

Sipas vendimit të ri për çmimet me pakicë të derivateve, EURODIZEL do të kushtojë 89,50 denarë për litër, që paraqet ulje prej 4 denarësh krahasuar me çmimin e deritanishëm.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon dhe mbetet 85 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 denarë dhe do të shitet për 86,50 denarë për litër.
Në këto çmime duhet të llogaritet edhe zbritja që ofrohet nga shumica e pompave të benzinës në Maqedoni. Me këtë zbritje, një litër dizel do të kushtojë rreth 86,5 denarë, ndërsa një litër benzinë rreth 83 denarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement