200 milionë euro për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi! Kos: Dera e BE-së e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor - Gazeta Express
string(126) "200-milione-euro-per-maqedonine-shqiperine-dhe-malin-e-zi-kos-dera-e-be-se-e-hapur-per-te-gjitha-vendet-e-ballkanit-perendimor"

Maqedoni

Gazeta Express

11/05/2026 15:38

200 milionë euro për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi! Kos: Dera e BE-së e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Maqedoni

Gazeta Express

11/05/2026 15:38

Bashkimi Evropian dërgoi mesazhin se dyert mbeten të hapura për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Mesazhet u dërguan nga seanca e Këshillit për Çështje të Jashtme të Bashkimit Evropian, e mbajtur në Bruksel, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Timço Muçunski.

Por kënaqësia më e madhe është për Malin e Zi, i cili sipas Brukselit është në milimetra nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Lajme të mira morën edhe Maqedonia dhe Shqipëria. Eurokomisarja për zgjerim Marta Kos njoftoi se në periudhën e ardhshme do të paguhen para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Gjithashtu, zbatimi i Planit të Rritjes po ecën mirë dhe në ditët e ardhshme do të paguhen afërsisht 200 milionë euro për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha Marta Kos, eurokomisare për zgjerim.

Kos theksoi se sapo vendet i përmbushin kushtet, atë do ta bëjë edhe Unioni. Para nuk morën Serbia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina.

I kënaqur nga takimet në Bruksel ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Timço Muçunski. Ai theksoi se Maqedonia mbetet plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, por bëri me dije se kërkesat e shtetit ndaj Brukselit janë të shumëllojshme.

“Së pari, është e nevojshme të largohemi nga bilateralizimi i kritereve të anëtarësimit, por gjithashtu duhet të përfshihemi edhe në çështje të tjera thelbësore që nuk lidhen drejtpërdrejt me zgjerimin. Këtu kemi parasysh sigurinë dhe mbrojtjen, që është me rëndësi kyçe”, tha Timço Mucunski, ministër i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme.

Sipas Mucunskit, Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe çështjeve që lidhen me ekonominë, tregtinë, sigurinë energjetike, ushqimin dhe digjitalizimin, tema që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme si për rajonin ashtu edhe për Unionin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement