Arsenali dhe katër klube të mëdha evropiane i vihen pas Valverdes - Gazeta Express
string(65) "arsenali-dhe-kater-klube-te-medha-evropiane-i-vihen-pas-valverdes"

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 16:00

Arsenali dhe katër klube të mëdha evropiane i vihen pas Valverdes

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 16:00

Sipas një raporti të ri, Arsenali është një nga pesë klubet që kanë shprehur interes për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Federico Valverde, gjatë kësaj vere.

Valverde pati një përplasje me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni në qendrën stërvitore të Real Madridit të enjten.

Mesfushori uruguaian rrëshqiti dhe goditi kokën në një tavolinë të zhveshtores, duke u dërguar më pas në spital për trajtim mjekësor.

Lëndimi nuk u shkaktua nga Tchouameni dhe Valverde ka mohuar se janë shkëmbyer grushte.

Ai u diagnostikua me traumë kranioencefalike – një lloj dëmtimi traumatik në tru – dhe sipas protokolleve standarde është urdhëruar të pushojë për 10 deri në 14 ditë.

Reali hapi procedura disiplinore ndaj dy lojtarëve dhe i gjobiti me nga 500 mijë euro secilin.

Tchouameni u kthye në stërvitje të premten dhe luajti 90 minuta në “El Clasico” të dielën, ku Reali humbi 2-0 ndaj Barcelona në “Camp Nou”.

Ndërkohë, duke qenë se “Los Blancos” luajnë ndeshjen e fundit të sezonit më 24 maj – pas 13 ditësh – ekziston mundësia që Valverde ta ketë luajtur tashmë ndeshjen e fundit me klubin.

Sipas “TEAMtalk”, Arsenali “e admiron shumë” Valverden dhe është i interesuar ta transferojë 27-vjeçarin në veri të Londrës këtë verë.

Edhe klubet angleze Chelsea dhe Manchester City po e monitorojnë uruguaianin, ndërsa edhe Paris Saint-Germaini dëshiron ta shtojë atë në mesfushën e saj yllore.

Mediumi sud-amerikan “Bitbol” raportoi se edhe Bayern Munichu është klubi i pestë i madh që interesohet për mesfushorin, duke besuar se ai është “lojtari ideal për ekipin e Vincent Kompany”.

Megjithatë, çdo vendim për transferimet pritet të shtyhet deri në ardhjen e mundshme të Jose Mourinho si trajner i ri i Real Madridit.

Mourinho, i cili aktualisht drejton Benfican, ka minimizuar publikisht raportimet se është pranë një marrëveshjeje për t’u rikthyer në “Bernabeu”, 13 vite pas largimit të tij të parë, por thuhet se ka zhvilluar bisedime pozitive javët e fundit me presidentin e klubit, Florentino Perez.

Po ashtu raportohet se ai ka bërë 10 kërkesa që duhet të plotësohen pasi të marrë drejtimin e ekipit dhe është “i bindur” se “personaliteti, përvoja dhe standardet e tij kërkuese do ta rikthenin shpejt rendin dhe harmoninë në skuadër”, sipas “TEAMtalk”.

Mourinho u tha gazetarëve të dielën:

“Vazhdimisht po flitet për Real Madridin dhe unë ende po e shmang këtë temë, sinqerisht.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me presidentin apo me ndonjë zyrtar tjetër të klubit. Në fazën përfundimtare të sezonit, nuk flas me askënd.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Real Madridin dhe nuk do të kem deri pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Estoril.

“Më pas është një periudhë njëjavore në të cilën do të jem i lirë të flas me këdo që mendoj se duhet të flas, por deri atëherë, gjithçka që është raportuar për takime dhe telefonata është spekulim”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement