Ardian Gjini nga Gjilani, godet Qeverinë Kurti: Në Gjakovë e bllokuan stadionin, e kryem me mjete të komunës - Gazeta Express
string(105) "ardian-gjini-nga-gjilani-godet-qeverine-kurti-ne-gjakove-e-bllokuan-stadionin-e-kryem-me-mjete-te-komunes"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 19:52

Ardian Gjini nga Gjilani, godet Qeverinë Kurti: Në Gjakovë e bllokuan stadionin, e kryem me mjete të komunës

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 19:52

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka rrëfyer para gjilanasve sesi Qeveria Kurti ia kishte bllokuar Gjakovës projektin e ndërtimit të stadiumit të qytetit, ndonëse u shpreh se kushtonte më lirë se ai i Gjilanit.

Gjini tregoi se ishte detyruar me buxhet komunal t’i kryente punimet.

“Për me ju tregu që e kam mërzi me i lënë punët në gjysmë, vendosa me e buxhetu vetë. Me buxhet të Gjakovës edhe me e krye. Kur e pashë në lajme, Qeveria i ka ndarë 15 milionë euro për stadium të Gjilanit. Thashë shyqyr, por 15 milionë me i nda ende pa filluar nuk ka logjikë, sepse s’munden me u shpenzu. Sepse nuk kryhen tribunat për 3 vjet. Shkova te ministri dhe kërkova…më tha mirë e ke, por asgjë. 15 milionë i rrinin Gjilanit, por as nuk ia niste. Gjakovës i kushtonte 13 milionë e 800 mijë, me 14.000 ulëse, me VAR, me tre lifta, e Gjilanit me 7.000 ulëse i kushtonte 15 milionë”, ka deklaruar Gjini.

Ai me ironi u shpreh se aty “më ka shkuar mendja që kapak edhe po vidhnin”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement