Nga Kina në Amerikë, shënohet i infektuari i parë nga virusi kinez - Gazeta Express
string(65) "nga-kina-ne-amerike-shenohet-i-infektuari-i-pare-nga-virusi-kinez"

Gazeta Express

22/01/2020 10:55

Nga Kina në Amerikë, shënohet i infektuari i parë nga virusi kinez

Gazeta Express

22/01/2020 10:55

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, ka konfirmuar se është regjistruar pacienti i parë amerikan i infektuar nga i ashtuquajturi virusi kinez, shkruan Dailymail.

Pacienti i parë i infektuar nga ky virus është një 30- vjeçar nga Shtetet  Bashkuara të Amerikës, i cili po trajtohet në Qendrën Mjekësore në veri të qytetit Seattle. Sipas zyrtarëve mjekësorë ai kishte udhëtuar nga Wuhan, qytet ky në të cilën është përhapur virusi, për në ShBA.

Lexo Edhe:

Zyrtarët mjekësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se ky rast nuk është emergjent mirëpo gjithsesi duhet të merren masat mbrojtëse për të mos lejuar përhapjen e tij. Rasti është shënuar një javë pasi tre aeroporte në ShBA kanë filluar ta aplikojnë detektimin diagnostik të personave, që udhëtojnë nga Kina në SHBA.

Sipas ekspertëve rruga më e lehtë e transmetimit të këtij virusi është përmes pështymës. Disa nga simptomat kryesore të infektimit nga ky virus janë shumë të ngjashme me gripin dhe përfshijnë kollë, temperaturë, sekrecion të hundëve si dhe vjellje.

Në informacionet e fundit thuhet se në Kinë deri më tani nga ky virus kanë vdekur 6 persona nga 320 raste të infektuara, në Tajlandë janë regjistruar 2 raste kurse në Japoni, ShBA, Kore Jugore dhe Taiwan nga një rast.

Së fundmi është konfirmuar që ekspertët e vaksinave janë duke punuar në modifikimin e një vaksine efektive për të trajtuar këtë virus. /Express