Nga "Deva Tours" flasin për Express: Autobusi po bartte mërgimtarë - Gazeta Express
string(63) "nga-deva-tours-flasin-per-express-autobusi-po-bartte-mergimtare"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 10:32

Nga “Deva Tours” flasin për Express: Autobusi po bartte mërgimtarë

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 10:32

Nga kompania turistike, “Deva Tours” nga Gjakova kanë thënë për Express se autobusi i tyre i cili mëngjesin e sotëm u aksidentua tragjikisht në Slavonski Brod të Kroacisë, po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë. Nga ky aksident kanë vdekur të paktën 10 persona.

“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.

Lexo Edhe:

Ata kanë thënë se nuk kanë informacione tjera lidhur me të vdekurit dhe rreth moshës së tyre.

“Nuk kemi informacione tjera. Nuk kemi aktualisht. Të lutem. Nuk dimë kurrgjë më”, kanë thënë nga “Deva Tours”.

Mediumi kroat, Index.hr raportoi se më shumë se 30 persona janë dërguar në spital dhe se autobusi kishte rreth 60 udhëtarë brenda.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.