Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve - Gazeta Express
string(83) "aksidenti-tragjik-ne-kroaci-pacolli-u-shpreh-ngushellime-familjareve-te-te-vdekurve"

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 10:29

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe ku raportohet për ta paktën 10 të vdekur.

Pacolli përmes në një postim në rrjetin social “Facebook”, u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Lexo Edhe:

“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka shkruar Pacolli.