Netanyahu thërret Kabinetin e Luftës, sytë e botës janë kthyer kah Izraeli, a do të ketë luftë? - Gazeta Express
string(92) "netanyahu-therret-kabinetin-e-luftes-syte-e-botes-jane-kthyer-kah-izraeli-a-do-te-kete-lufte"

Netanyahu thërret Kabinetin e Luftës, sytë e botës janë kthyer kah Izraeli, a do të ketë luftë?

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:18

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit në natën në mes shtunës dhe të dielës, kur rreth 300 dronë dhe raketa balistike fluturuan drejt territorit të Izraelit, bota pret përgjigjen e Tel Avivit. Zyrtarët iranianë thanë se misioni i tyre ishte kryer dhe se sulmi ishte hakmarrje për bombardimin e konsullatës iraniane në Siri.

Izraeli, nga ana tjetër, po shqyrton opsionet e kundërsulmit. Presidenti amerikan Joseph Biden paralajmëroi Benjamin Netanyahun se Uashingtoni nuk e mbështet përshkallëzimin dhe përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Lexo Edhe:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu caktoi një mbledhje të re të kabinetit të tij të luftës, e cila do të fillojë në orën 14:00. Supozohet se në takim do të diskutohet për reagimin ndaj sulmit nga Irani.

Presidenti izraelit Isaac Herzog ka thënë se me sulmin, Irani i shpalli luftë Izraelit dhe se Tel Avivi po “konsideron të gjitha opsionet” që mund të priten për shkak të përshkallëzimit të tensioneve rajonale.

“Kjo është shpallje lufte. Tani, për shkak se jemi të përmbajtur dhe i dimë pasojat dhe për shkak se kemi diskutime me partnerët tanë, po shqyrtojmë të gjitha opsionet dhe kam shumë besim se do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë. Ne nuk po kërkojmë luftë”, ka thënë Herzog për Sky News.