Nesër do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila do të fillojë në ora 10:00, raporton Gazeta Express.
Në rend dite nga do të jetë edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ky ësht Rendi i ditës:
I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator
2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:
1.
Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së
Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
2.
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe
Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj.
Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar
i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor
në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,
3.
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire
Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes
Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar
të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në
fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
4.
Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin
e Pandemisë “COVID-19”,
5.
Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor
Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e
Qeverisë së Republikës së Kosovës,
6.
Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për
përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Shërbimit Civil të
Republikës së Kosovës,
7. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.