Nervozohet Hoxha i Nismës, i drejtohet VV-së: Tash durojini vezët - Gazeta Express
string(63) "nervozohet-hoxha-i-nismes-i-drejtohet-vv-se-tash-durojeni-vezet"

Nervozohet Hoxha i Nismës, i drejtohet VV-së: Tash durojini vezët

Gazeta Express

23/02/2020 9:07

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, reagoi ndaj një deklarata të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci e cila dënoi gjuajtjen me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Nagavci shkroi se të gjuash me vezë nuk të bën në vetvete opozitar dhe opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënie të propozimeve e ideve alternative.

Lexo Edhe:

Hoxha replikoi duke thënë se nuk e mbron askënd për rastin ndaj Hotit por i vjen mirë që Vetëvendosje e ka kuptuar që me vezë nuk bëhet opozitë porse të njëjtën metodë e kanë aplikuar të parët pikërisht partia e Kurtit.

“Pra nuk qenka mirë të gjuash dikë me vezë a? E për ju LVV-në paska qenë mirë atëherë kur gjuanit me vezë sa ishit në opozitë. Po me vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. Çka më bë tash këtë shkollë të ve zëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni” shkroi Hoxha.