Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autostradë, Ministria: S'mund të ndikonim në vemdimmarrje më të shpejtë - Gazeta Express
string(118) "nenshkruhen-kontratat-per-sanimin-e-skarpateve-ne-autostrade-ministria-smund-te-ndikonim-ne-vemdimmarrje-me-te-shpejte"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2026 14:54

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autostradë, Ministria: S’mund të ndikonim në vemdimmarrje më të shpejtë

Lajme

Gazeta Express

15/06/2026 14:54

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi sot se ka nënshkruar të premten kontratat për realizimin e punimeve për sanimin e skarpateve në autostradën Ibrahim Rugova (R7), pas përfundimit të procedurave dhe shqyrtimit të ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Siç njoftoi MIT, projekti parasheh ndërhyrje në tri lokacione të ndryshme përgjatë autoudhës: Loti 1: sanimi i rrëshqitjes në km 72.4, me vlerë 2,087,952.94 euro; Loti 2: sanimi i rrëshqitjeve në km 69.1 dhe 63.4, me vlerë 1,187,080.09 eur; Loti 3: sanimi i rrëshqitjes në km 44.0, me vlerë 1,398,964.85 euro.

Vlera totale e projektit arrin në 4 milionë e 673 mijë euro.

Ministria tha se ky projekt synon të adresojë segmente që kërkojnë ndërhyrje të specializuara, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.

“Sipas planifikimeve, mobilizimi i operatorëve ekonomikë dhe fillimi i punimeve do të bëhet gjatë ditëve në vijim”, tha Ministria.

Një grua vdiq ndërsa një burrë u lënduar në një vetaksident dje në mesditë në autostradën “Ibrahim Ruogova”. Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë se kjo ndodhi për shkak të gjendjes së rrugës dhe kërkuan përgjegjësi nga institucionet.

Në njoftim, Ministria thotë sot se nuk ka mundur të ndikojë në vendimmarrje më të shpejtë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e rrjetit rrugor të Republikës së Kosovës, duke garantuar ndërhyrje të nevojshme në akset me rëndësi strategjike për vendin”, u tha në njoftim.

Foto kryesore: Kallxo.com

Advertisement
Advertisement
Advertisement