Ish-luftëtarja e UÇK-së, Shqipe Krasniqi, ka dalë në mbrojtje të Rifat Jasharit, duke dënuar ashpër gjuhën fyese dhe denigruese që është përdorur ndaj tij.
Në një lidhje në emisionin “Kosova Live”, Krasniqi tha se figura e Rifat Jasharit meriton respekt për sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari për lirinë e Kosovës dhe se ofendimet ndaj tij janë të papranueshme.
Ajo i dërgoi përshëndetje nga studioja Rifat Jasharit, duke e inkurajuar të qëndrojë i fortë si gjithmonë dhe të mos ndikohet nga sulmet dhe fyerjet.
“E përshëndes Bacën Rifat. Qëndro i fortë si gjithmonë, pa e ulur kokën”, u shpreh Krasniqi.