Pas paraqitjeve të suksesshme në kampionatin shqiptar me Vllaznia Shkodër, futbollisti kosovar Melos Bajrami ka vazhduar karrierën e tij në Evropë, duke u transferuar në kampionatin sllovak te skuadra Spartak Trnava.
Bajrami, i cili vlerësohet si një ndër talentet më të mëdha të futbollit kosovar të gjeneratës së re, pritet të sjellë cilësi dhe stabilitet në repartin e tij në klubin e ri, duke synuar hapin e radhës në zhvillimin e tij profesional në futbollin evropian.

Ky transferim konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e 24-vjeçarit, i cili po vazhdon ngritjen e tij në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Më parë, në karrierën e tij, Bajrami ka luajtur edhe për Gjilanin e Ballkanin në Kosovë, Makedonijan e Shkupin në Maqedoninë e Veriut dhe Skënderbeun në Shqipëri./GazetaExpress/