Nënkryetarja e LVV-së i reagon Thaçit pasi e quajti Kurtin uzurpues - Gazeta Express
string(66) "nenkryetarja-e-lvvse-i-reagon-thacit-pasi-e-quajti-kurtin-uzurpues"

Nënkryetarja e LVV-së i reagon Thaçit pasi e quajti Kurtin uzurpues

Gazeta Express

25/05/2020 15:57

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që sot gjatë ditës e ka quajtur kreun e qeverisë në detyrë, Albin Kurti, uzurpues, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, nënkryetarja e LVV-së, ka thënë se Thaçi po e quan uzurpues njeriun që ka dalë në dy zgjedhje si politikani më i votuar.

Lexo Edhe:

“Po quan uzurpues Njeriun që në dy palë zgjedhjet e fundit ishte politikani më i votuar!!!!! Po quan uzurpues Kryetarin e subjektit më të votuar në dy palë zgjedhjet e fundit!!!!! Po quan uzurpues Kryeministrin më kompetent, që po gëzon përkrahjen më të madhe qytetare si asnjë deri tani, e që po dëshmohet nga dita në ditë”, ka shkruar e njëjta.

Kollçaku tutje ka shkruar se tani është e rëndësishme të kuptohet se grabitja e pushtetit në kohë pandemie globale nuk i bën nder askujt.

“Vetëm sovrani kur të flet përsëri, vendin e vet do ta dijë secili. Vetëm #zgjedhjet janë #zgjidhja #meKryeministrin”, ka thënë ai. /GazetaExpress/