Nënkryetari i LDK-së Imri Ahmeti përfshihet në përplasjen ndërmjet Veliut e Osmanit pa përmendur emra - Gazeta Express
string(100) "nenkryetari-i-ldkse-imri-ahmeti-perfshihet-ne-perplasjen-ndermjet-veliut-e-osmanit-pa-permendur-emra"

Nënkryetari i LDK-së Imri Ahmeti përfshihet në përplasjen ndërmjet Veliut e Osmanit pa përmendur emra

Gazeta Express

09/04/2020 15:44

Kryetari i Lipjanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Imri Ahmeti, ka komentuar përplasjen në distancë të dy nënkryetarëve të kësaj partie, Vjosa Osmani e Agim Veliu, raporton Gazeta Express.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se ua njohin kontributet e secilit por nuk do të lejojnë që për interesa personale ta keqpërdorin LDK-në.

Lexo Edhe:

“Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit”, ka shkruar kryetari i Lipjanit.

Ai ka shkruar tutje se LDK-ja nuk mund të rrënohet nga individët.

“As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.
Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë. Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit”, është shprehur Ahmeti.