Në pronësi të Emiljano Shullazit, SPAK sekuestron ish- hotel 'Vollgën' në Durrës - Gazeta Express
string(76) "ne-pronesi-te-emiljano-shullazit-spak-sekuestron-ish-hotel-vollgen-ne-durres"

Në pronësi të Emiljano Shullazit, SPAK sekuestron ish- hotel ‘Vollgën’ në Durrës

Gazeta Express

07/08/2020 11:33

Paraditen e sotme forca policore kanë mbështetur zbatimin e vendimit të sekuestrimit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të hotel “Vollgës” në Durrës.

Godina e braktisur ishte kthyer në një strehë për refugjatët që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme për të kaluar ilegalisht drejt Italisë.

Lexo Edhe:

Sekuestrimi u kërkua nga SPAK dhe u vendos nga Gjykata antikorrupsion. Nga hetimet e 2016-ës në kuadër të ligjit “antimafia”, prokuroria për Krimet e Rënda zbuloi se Emiljano Shullazi është bërë pronar i vetëm i ish-Hotel Vollgës përmes dy akt-dhurimeve në vitin 2014.

Fillimisht atij i ishte dhuruar pjesa që zotëronte një familje me mbiemrin Kodra dhe më pas Emiljano Shullazit ka marrë në “shenjë mirënjohje” pjesën e mbetur nga një kompani arabe.