Në partinë e Abazoviqit tregojnë se ku do ta kenë fokusin pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe - Gazeta Express
string(100) "ne-partine-e-abazoviqit-tregojne-se-ku-do-ta-kene-fokusin-pas-marreveshjes-me-kishen-ortodokse-serbe"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2022 14:08

Në partinë e Abazoviqit tregojnë se ku do ta kenë fokusin pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

Lajme

Gazeta Express

03/08/2022 14:08

Miloš Konatar, nënkryetar i Lëvizjes Qytetare “URA” në Malin e Zi, ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe pritet që energjinë ta fokusojnë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe në procesin e integrimit për në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, nuk dihet sa do të jetë jetëgjatësia e Qeverise së Abazoviqit, pasi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka nisur iniciativën për rrëzimin e tij.

Lexo Edhe:

Por në partinë e Abazoviqit thonë se tash do të fokusohen në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Malit të Zi, raporton Express.

“Besoj se po kthejmë një fletë të re dhe po përballemi me sfida të reja, me dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të barazisë dhe drejtësisë dhe për t’i dhënë të drejtën që kërkojmë për veten të tjerëve”, ka thënë ai.

“Tani është koha për të përqendruar të gjithë energjinë tonë dhe njohuritë për rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve të Malit të Zi Tani është koha për të punuar së bashku për rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërtimin e rrugëve dhe shkollave të reja, kopshte dhe spitale të reja. Për t’u përballur më në fund me krimin dhe korrupsionin dhe që Mali i Zi të përparojë drejt Bashkimin Evropian”, ka shkruar Konatar në Twitter. /Express