Në moshën 84-vjeçare ngordh ‘aligatori i Hitlerit’ - Gazeta Express
string(48) "ne-moshen-84-vjecare-ngordh-aligatori-i-hitlerit"

Në moshën 84-vjeçare ngordh ‘aligatori i Hitlerit’

Gazeta Express

25/05/2020 22:59

Një aligator që iu mbijetoi sulmit me bomba në Berlin përgjatë Luftës së Dytë Botërore mësohet t’i përkiste nazistit Adolf Hitleri.

Kopshti zoologjik shkroi në një prononcim në internet se aligatorit, të quajtur Saturn, iu dha një “kujdes dhe vëmendje e madhe”, shkruan Huff Post, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Kur Saturni lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1936, ai u dhurua në kopshtin zoologjik të Berlinit “pothuajse menjëherë pas lindjes”, thuhet në deklaratë.

Kopshti Zoologjik i Berlinit u godit gjatë disa sulmeve me bomba në Luftën e Dytë Botërore, dhe në vitin 1943 objekti u shkatërrua, duke mbytur shumë nga kafshët që ishin në përkujdesje të kopshtit.

Në 1946, Saturni u dhurua nga forcat britanike në Berlin për sovjetikët, të cilët dorëzuan zvarranikun më pas në kopshtin zoologjik të Moskës.

“Pothuajse menjëherë, lindi miti se ai gjoja ishte nën mbikëqyrjen e Hitlerit, dhe jo në kopshtin zoologjik të Berlinit”, tha kopshti zoologjik në njoftimin e tij.