Në Meksikë kapet avioni privat me 72 milionë dollarë kokainë - Gazeta Express
string(60) "ne-meksike-kapet-avioni-privat-me-72-milione-dollare-kokaine"

Në Meksikë kapet avioni privat me 72 milionë dollarë kokainë

Gazeta Express

28/10/2020 11:34

Ushtria meksikane e hetoi një aeroplan privat që hyri ilegalisht në hapësirën ajrore të Meksikës dhe gjeti një ton e gjysmë kokainë në të, kur mjeti u detyrua të bënte ulje të detyrueshme.

Presidenti i këtij shteti, Andres Manuel Lopez Obrador, njoftoi gjatë konferencës për gazetarë se ushtria e ka arrestuar njërin nga pilotët pasi ata ikën nga aeroplani. Identiteti i personit të dyshuar nuk u bë publik.

Lexo Edhe:

Kreu i shtetit meksikan tha se pavarësisht konfiskimit të aeroplanit privat, dy aeroplanë tjerë janë vërejtur në hapësirën ajrore të Meksikës, por nuk kanë mundur të ndiqen nga forcat e armatosura.

Sasia e gjetur e kokainës në aeroplanin e konfiskuar vlen rreth 72 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara. Nuk dihet vendi i prejardhjes së drogës që u gjet në avion, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Kjo është hera e dytë në tri javët e fundit që ushtria meksikane arrin ta ndalojë një aeroplan me drogë.

Më 5 tetor, një aeroplan me 19 milionë dollarë kokainë u gjet nga autoritetet. Dy helikopterë u vunë në ndjekje të aeroplanit të dyshimtë, i cili më vonë u rrëzua dhe dy anëtarët e ekuipazhit vdiqën.