Në Kosovë debat për festivalin e saj, Dua Lipa relaksohet në liqenet termike të Islandës - Gazeta Express
string(87) "ne-kosove-debat-per-festivalin-e-saj-dua-lipa-relaksohet-ne-liqenet-termike-te-islandes"

Në Kosovë debat për festivalin e saj, Dua Lipa relaksohet në liqenet termike të Islandës

Yjet

Gazeta Express

15/06/2022 23:44

Këngëtarja Dua Lipa është duke vazhduar turneun e saj nëpër botë Future Nostalgia

Dua Lipa është duke e vazhduar turneun e saj nëpër botë, Future Nostalgia, e ku kësaj radhe destinacion i këngëtares është Islanda.

Lexo Edhe:

E këto udhëtime Dua po i shfrytëzon edhe për relaks dhe jo vetëm për punë.

Pas vendeve historike që i vizitoi në Itali, Portugali, Francë, Spanjë, Dua sot është parë në Islandë e ku ka shijuar liqenet me ujëra termal në ishullin përrallorë nordik.

E derisa në Kosovë po vazhdon të këtë debat për festivalin që e organizon babai i Duas, Dukagjin Lipa, këngëtarja ka zgjedhur që të relaksohet dhe të jetë larg këtyre debateve. /GazetaExpress/