U mbyt në një lum në Itali, i riu nga Malisheva raportohet se la pas tre fëmijë - Gazeta Express
string(78) "u-mbyt-ne-nje-lum-ne-itali-i-riu-nga-malisheva-raportohet-se-la-pas-tre-femije"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 13:29

U mbyt në një lum në Itali, i riu nga Malisheva raportohet se la pas tre fëmijë

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 13:29

Një ngjarje tragjike është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum në Orzinuovi të Italisë.

Sipas një familjari i cili ka folur për Klankosova.tv, i ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë.

I njëjti ka konfirmuar se kishte shkuar për t’u larë në lum, por dyshohet se për shkak të rrezikut të zonës ka humbur jetën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement