Mumin Morina, kandidat i Aleancës për deputet, i reagoi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për projektin e ndërtimit të digave.
Ai i quajti “premtime boshe dhe improvizime” premtimet e Kurtit. Digat, tha ai, “janë projekte shumë më komplekse sesa mendon Kryeministri.
Postimi i Mumin Morina në Facebook:
Me premtime boshe dhe improvizime me “pjata të kthyera mbrapsht” nuk ndërtohen diga. Diga dhe sistemet e furnizimit me ujë janë projekte shumë më komplekse sesa mendon Kryeministri.
Projekti Lepenci – Diga e Firajës
Imazhi paraqet konceptin vizual të projektit Lepenci – Diga e Firajës, të bazuar në studimin e fizibilitetit.
Ky është një projekt strategjik për furnizim të qëndrueshëm me ujë për Shtërpcën, Kaçanikun, Ferizajn, Gjilanin, Vitinë dhe Shtimen.
Sipas studimit, burimi kryesor i projektit është Diga e Firajës në lumin Lepenc, e lidhur me tunelin e Gaçkës dhe rrjetin shpërndarës deri te rezervuarët kryesorë të rajonit.
Projekti synon të sigurojë ujë të pijshëm dhe të qëndrueshëm për rreth 400,000 qytetarë, si dhe burime alternative për industrinë, bujqësinë dhe ekonominë e vendit.
✓ Më pak reduktime të ujit
✓ Më shumë siguri ujore
✓ Mbështetje për bujqësi dhe industri
✓ Pavarësi më e madhe e gjigantëve Industrial nga sistemi i Ujmanit
Projekti është pjesë e programit qeverisës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si investim strategjik në ujë, zhvillim ekonomik dhe siguri afatgjatë.
Diga e Firajës – investim për ujë, zhvillim dhe të ardhme më të qëndrueshme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Mumin Morina