Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia - Gazeta Express
string(108) "ne-fshatrat-e-tetoves-ngjitnin-materiale-propaganduese-gjate-heshtjes-zgjedhore-dy-persona-kapen-nga-policia"

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2024 22:14

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2024 22:14

Në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme qëndron një rast i shkeljes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Një 19-vjeçar dhe një i mitur janë kapur nga Policia e Tetovës duke ngjitur materiale propaganduese në fshatrat e Tetovës.

“Më 23.04.2024 në ora 01.05 nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë vepruar ndaj denoncimit se persona që kanë qenë me automjet, në fshatrat e Tetovës, gjatë heshtjes zgjedhore kanë ngjitur material propagandues për zgjedhjet presidenciale, ku në Siniçan janë kapur R.R.(19) dhe një i mitur, që të dy nga i njëjti fshat. Me të njëjtit është realizuar bisedë zyrtare në sektorin policor në Kamjan dhe është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Shtohet se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.