Mickoski: Nuk flasim për ndarjen e resorëve para 8 majit - Gazeta Express
string(55) "mickoski-nuk-flasim-per-ndarjen-e-resoreve-para-8-majit"

Maqedoni

Gazeta Express

03/05/2024 16:15

Mickoski: Nuk flasim për ndarjen e resorëve para 8 majit

Maqedoni

Gazeta Express

03/05/2024 16:15

“Përveç adresimeve dhe mesazheve publike, tjetër tip të komunikimit nuk kemi pasur me askënd”, këtë e tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në pyetjen nëse kanë nisur bisedimet me opozitën shqiptare VLEN për formimin e qeverisë.

I pyetur nëse VLEN do ta marrë drejtimin e MPB-së, dhe për lakimin e emrit të Izet Mexhitit si emër për ministër në këtë resor, Mickoski tha se as që i bie ndërmend që të flas për ndarje të resorëve para zgjedhjeve të 8 majit.

Lexo Edhe:

“As që më bie ndërmend të flas për zgjidhje të kuadrove deri sa nuk kalon 8 maji, deri sa nuk shihen rezultatet dhe numrat”, tha Mickoski.