Në ditën e nominimit si Ambasador në Zvicër, Lajçak takon Vuçiqin kërkon zbatim urgjent të marrëveshjeve - Gazeta Express
string(105) "ne-diten-e-nomiminimit-si-ambasador-ne-zvicer-lajcak-takon-vuciqin-kerkon-zbatim-urgjent-te-marreveshjeve"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 17:07

Në ditën e nominimit si Ambasador në Zvicër, Lajçak takon Vuçiqin kërkon zbatim urgjent të marrëveshjeve

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 17:07

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajçak ka takuar të martën në Mostar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka shkruar se me Vuçiq ka folur për hapat e ardhshëm në dialog, takimin e radhës i cili të kryenegociatorëve si dhe për zhvillimet rajonale.

Lexo Edhe:

“E theksova nevojën për pëparim urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim”, ka shkruar Lajçak.

Pikërisht sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka nominuar dhjetëra ambasadorë në vende të ndryshme të BE-së, ku ka bërë të ditur se në mesin e tyre është edhe emisari evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

“Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht është duke shërbyer si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer më parë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.