Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se janë ndarë mjete për ndërtimin e një salle të re sportive në Prishtinë.
Salla do të ketë më shumë se 3 mijë ulëse. Projekti është paraparë që të shërbejë në dobi të sporteve me dorë si basketbolli, hendbolli, volejbolli dhe sportet luftarake.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktoje me të parin e Prishtinës, mirëpo Ahmeti ishte i paqasshëm.