NBA mund të mos rinisë fare, komisionari paralajmëron tifozët - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

01/07/2020 10:17

NBA mund të mos rinisë fare, komisionari paralajmëron tifozët

Sport

Gazeta Express

01/07/2020 10:17

Komisionari i NBA, Adam Silver, tha se përhapja e koronavirusit mund t’i ndërpresë planet për rinisjen e sezonit 2019/20, pasi dyshja e Brooklyn Nets, DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie dolën pozitivë në testet për Covid-19.

Sezoni 2019/20 i NBA është planifikuar të rinisë më 30 korrik me një format prej 22 ekipesh në kompleksin Disney World në Orlando të Floridës, pasi sezoni ishte ndërprerë në mars shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ky plan tani është vënë në rrezik pasi dy lojtarët e Brooklyn Nets, DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie testuan pozitivë për koronavirus dhe s’do të luajmë më këtë sezon.

“S’mund të them se do të shkojmë përpara pavarësisht se çfarë ndodh. Një gjë që e kemi kemi mësuar për këtë virus është se është i paparashikueshëm. Ne dhe lojtarët po i analizojmë në baza ditore të gjitha të dhënat që i kemi”, ka thënë Silver.

“Nëse ka diçka që duhet të ndryshohet në planin tonë për rinisjen e garës, atëherë ne natyrisht se do ta rishqyrtojmë planin tonë”.

“Ne po bëjmë teste në baza ditore. Ne nuk kemi vendosur ndonjë numër preciz, por nëse e shohim se koronavirus është përhapur shumë në komunitetin tonë, atëherë kjo do të ishte një arsye për ta ndërprerë sezonin”. /Gazeta Express/