NBA: Milwaukee e mposht Sacramenton në një ndeshje dramatike - Gazeta Express
string(59) "nba-milwaukee-e-mposht-sacramenton-ne-nje-ndeshje-dramatike"

NBA: Milwaukee e mposht Sacramenton në një ndeshje dramatike

Basketboll

Gazeta Express

23/01/2022 12:22

Skuadra kampione e Milwaukee fitoi 133-127 ndaj Sacramento, në një ndeshje spektakolare dhe me emocione.

Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Lexo Edhe:

Bucks, edhe pse pa Antetokounmpo, arritën të triumfojnë falë 34 pikëve të Middleton dhe 26 të Holiday.

Në Perëndim, vijon të dominojë skuadra e Phoenix, që sot korri fitoren e 36-të sezonale.

Pheonix mposhti 113-103 Indiana, ndeshje ku u dalluan Bridges me 23 pikë e Biyombi me 21.

Fiton edhe ekipi i Cleveland, që mposhti 94-87 Oklahomën, ndeshje ku diferencën e bëri Garland me 23 pikë e 11 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Milwaukee – Sacramento, 133-127

Cleveland – Oklahoma, 94-87

Phoenix – Indiana, 113-103