NBA: Lakers fitojnë ndaj Spurs, shkëlqen Anthony Davis - Gazeta Express
string(52) "nba-lakers-fitojne-ndaj-spurs-shkelqen-anthony-davis"

NBA: Lakers fitojnë ndaj Spurs, shkëlqen Anthony Davis

Basketboll

Gazeta Express

15/11/2021 15:02

Në mbrëmjen e NBA, mendoi zbulimi i këtij sezoni Charlotte Hornets për të ndalur Golden State që u mund 106-102, duke pësuar kështu disfatën e parë pas 7 fitoresh radhazi dhe të dytën sezonale, edhe pse mbetet në krye të klasifikimit të Konferencës së Perëndimit.

Hornets bënë një ndeshje të madhe duke thyer ekuilibrat vetëm në finale, kjo pasi në pushimin mes pjesëve rezultatit ishte në barazim 57-57, ndërsa në fund të periodës së tretë Warriors kryesonin me 1 pikë, 88-87. Ishte rezultati i pjesshëm 19-14 i periodës së fundit që bëri që fitorja të shkonte për të zotët e shtëpisë që arritën suksesin e tretë radhazi.

Lexo Edhe:

Formacioni i Kerr u mposht pavarësisht 28 pikëve të Wiggins dhe 24 nga Steph Curry, ndërsa Charlotte i gëzohet plot 6 realizuesve në shifër të dyfishtë, prej të cilëve 3 me të paktën 20 pikë, Bridges, LaMelo Ball dhe Rozier. Në këtë mënyrë Hornets konfirmohen në zonën Play off.

Bien ndërkohë edhe kampionët në fuqi.  Falë një super Trae Young Atlanta Hawks ringrihet pas 6 disfatave radhazi duke mposhtur 120-100 Milwaukee Bucks. Për kampionët kjo ishte humbja e 8-të në 14 ndeshjet e para të sezonit të rregullt.

Hawks i bënë gjërat të qarta që në pjesën e parë, në përfundim të së cilës tabela e rezultatit tregonte 58-44 për të zotët e shtëpisë. Bucks, që rikthenin në pesëshen titullare Giannis Antentokounmpo pas mungesës në ndeshjen me Bostonin, provuan të rikthehen në lojë, por rezultati 31-23 i periodës së fundit shuajti çdo ëndërr përmbysjeje të formacionit të Budenholzer.

Dominuesi absolut i ndeshjes ishte Trae Young që realizoi një double double me 42 pikë të shënuara dhe 10 asiste, duke shënuar 8 nga 13 tentativat për trepikësha. Një paraqitje e pabesueshme për të mposhtur kampionët në fuqi të cilëve nuk ju shërbyen 26 pikë, 5 rikuperime dhe 6 asiste të Antentokounmpo.

Vjen ndërkohë fitorja e tretë në 4 ndeshjet e fundit për Los Angeles Lakers që mposhtën 114-106 San Antonio Spurs duke ju afruar ndjeshëm zonës play off.

Verdhevjolët, sërish pa Lebron James, ju gëzuan një super Anthony Davis që realizoi 34 pikë, 19 prej të cilave në periodën e parë, teksa koleksionoi edhe 15 rikuperime dhe 6 asiste.

Numra që ndihmuan mes fundit të periodës së parë dhe fillimit të së dytës për një rezultat të pjesëshëm 15-0, që duke i shtuar edhe një fillim të shkëlqyer të periodës së tretë, ndihmuan Lakers ri rezistonin tentativës për reagim të San Antonios. Formacioni i Popovich provoi deri në fund, i udhëhequr nga Dejounte Murray që realizoi shifra të dyfishta në të tre komponentët me 22 pikë, 10 rikuperime dhe 10 asiste, por pa sukses. Lakers shkurtojnë kështu distancën me vendin e 6-të duke ju afruar Clippers./SS/