NBA, Lakers bien pas 3 kohëve shtesë, nuk ndalen Warriors, Bucks e Suns - Gazeta Express
string(68) "nba-lakers-bien-pas-3-koheve-shtese-nuk-ndalen-warriors-bucks-e-suns"

NBA, Lakers bien pas 3 kohëve shtesë, nuk ndalen Warriors, Bucks e Suns

Sport

Gazeta Express

27/11/2021 11:57

Koha shtesë nuk është gjithmonë fatsjellëse për Los Angeles Lakers që këtë herë u mposht nga Sacramento Kings me rezultatin 137-141 brenda në Staples Center në një ndeshje që dhuroi emocione pa fund pasi të përcaktuar skuadrën fituese u deshën tre extra-time.

LeBron James dhe Rusell Westbrook nuk evituan dot humbjen e 11-të sezonale të skuadrës së Frank Vogel, ndërkohë që te Kings spikati 23-vjeçari De’Aaron Fox i cili shkëlqeu me 34 pikë 6 rebound dhe 8 asiste.

Lexo Edhe:

Te Lakers Russell Westbrook realizoi triple-double e radhës në karrierë pasi e mbylli ndeshjen me 29 pikë, 10 rebound dhe 11 asiste ndërkohë që mbreti James spikati me 30 pikë 7 rikuperime poshtë tabelës dhe 11 pasime deçizive.

Vazhdon forma fantastike e Golden State Warriors që morën fitoren 6-të radhazi dhe të 13-ën në 14 ndeshjet e fundit pasi mposhtën lehtësisht Portland Trail Blazzers me rezultatin 118-103. Në Chase Center në San Francisco Stephen Curry dhe Andrew Wiggins ishin dy basketbollistët që morën për dore Golden State drejt suksesit të radhës. Curry spikati me 32 pikë 7 rebound dhe 8 asiste ndërsa kanadezi Wiggins shtoi 25 pikë në këtë fitore të Golden State që kryeson bindshëm Konferencën e Lindjes me 17 fitore dhe 2 humbje.

Në formë të shkëlqyer janë edhe kampionët në fuqi të Milëaukee Bucks të cilat treguan të gjithë potencialin e tyre edhe në transfertën e Colorados ndaj Denver Nuggets duke regjistruar fitoren e 6-të rresht. Një sukses me shifrat 120-109 për meritë edhe të grekut Giannis Antetokounmpo i cili e mbylli ndeshjen me 24 pikë 13 rebound dhe 7 asiste.

U rikthye te fitorja edhe Chicago Bulls që triumfoi shumë thjeshtë në transfertën e Floridas ndaj Orlando Magic me rezultatin 123-88. 35 pikë diferencë për Bullsat në një ndeshje ku spikatën të përhershmit DeMare DeRozan dhe Zac Lavine. Për t’u përmendur edhe fitorja e 15-të radhazi e Phoenix Suns që kaloi edhe New York Knicks në transfertë me rezultatin 118-97.