Navalnyn nuk e ndal helmimi, i bën thirrje BE-së t'i sanksionojë oligarkët rusë - Gazeta Express
string(77) "navalnyn-nuk-e-ndal-helmimi-i-ben-thirrje-be-se-ti-sanksionoje-oligarket-ruse"

Navalnyn nuk e ndal helmimi, i bën thirrje BE-së t’i sanksionojë oligarkët rusë

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 15:18

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta shënjestrojë për sanksione një tufë kriminelësh që e rrethojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Duke folur të premten në një video-konferencë me deputetët e Parlamentit Evropian, kritiku i Kremlinit tha se oligarkët e Rusisë e kanë konfiskuar pushtetin përkohësisht dhe se blloku me 27 shtete duhet të zhvillojnë një strategji të re për raportet e veta me Moskën.

Lexo Edhe:

Më saktësisht, Navalny i bëri thirrje BE-së që t’i hetojë burimet evropiane të të hyrave dhe aseteve të miliarderëve rusë si Roman Abramoviq, Alisher Usmanov dhe Arkady Rotenberg, të cilët kanë lidhje të ngushta me Kremlinin.

Muajin e kaluar, BE-ja dhe Britania e Madhe ua ngrinë asetet gjashtë zyrtarëve të lartë rusë dhe një grupi për tentim vrasje të Navalnyt me agjentin nervor të periudhës sovjetike, Novichok.

Navalny për helimimin e tij e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin. Politikani opozitar u lirua nga një spital i Berlinit më 22 shtator pasi ishte trajtuar aty për më shumë se një muaj.

Përpos thirrjes për sanksione, ai e nxiti BE-në që të mos e njoh rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm në Rusi, nëse kundërshtarëve politikë të pushtetit iu ndalohet pjesëmarrja në garë.