NATO-ja selam Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po i pengoni ekonominë dhe politikën - Gazeta Express
string(92) "nato-selam-prishtines-dhe-beogradit-zgjidheni-problemin-po-e-pengoni-ekonomine-dhe-politiken"

Gazeta Express

06/12/2019 13:37

NATO-ja selam Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po i pengoni ekonominë dhe politikën

Gazeta Express

06/12/2019 13:37

James Appathurai, zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Serbinë se si shtet neutral ushtarak do t’i kushtojë shumë të mbrohet. Ai kishte edhe një kritikë për Serbinë e pushtetin atje pasi nuk e informojnë publikun serb për partnerin më të madh të tyre ushtarak, NATO-n. Ai shtoi se shpreson që të rinisin bisedimet mes Prishtinës e Beogradit.

“Nëse jeni neutralë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të mbroheni, vetëm se do të mbroheni të vetëm, pa ndihmën e askujt e kjo kushton”, tha Appathurai pas deklaratave për neutralitet nga Serbia.

Lexo Edhe:

Zvicrës i duhet të paguajë shumë para që të mbrohet e vetme nga armiqtë. Njësoj vlen edhe për Finlandën e Suedinë, që kanë shtuar konsiderueshëm investimet në mbrojtje, tha Appathurai. Anëtarët e Aleancës kanë pranuar se deri më 2024 do të ngrenë investimet në mbrojtje deri në dy për qind të bruto prodhimit vendor (BPV).

Appathurai vlerëson se pa prezencën e SHBA-së këto shpenzime të anëtarëve të NATO-s do të ishin 4 deri 6 për qind të BPV-së, e as atëherë nuk do të arrihej i njëjti nivel i mbrojtjes.

Appathurai tha se NATO-ja e respekton neutralitetin e Serbisë e nuk kërkon nga askush të zgjedhë mes perëndimit e lindjes. Kemi një bashkëpunim aktiv me Serbinë, e cila është partner i besueshëm, tha ai. Me rastin se Beogradi e vendos shpesh në plan të parë bashkëpunimin me Rusinë, edhe pse anëtarët e NATO-s janë donatori më i rëndësishëm i Serbisë, ku SHBA-ja jep ndihmën më të madhe ushtrisë serbe, Appathurai tha se është realitet se Beogradi është partner i besueshëm.

Bashkëpunojmë shumë, përfshirë edhe ushtrimet e përbashkëta. Por, do ta vlerësonim sikur udhëheqësia dhe mediat serbe të njoftonin qytetarët rreth asaj se sa Serbia bashkëpunon me Perëndimin dhe sa i ndihmon Perëndimi.

Appathurai tha po ashtu se Aleanca shpreson se do të nisë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, që e dëshiron edhe udhëheqësia e re e Bashkimit Evropian.

Dialogu mund të sjellë deri te ndryshime fondamentale në të gjithë rajonin, sa i përket integrimeve euroatlantike, zhvillimin ekonomik, për çfarë edhe e mbështesim vazhdimin e tyre. Është në interesin e Beogradit e Prishtinës të zgjidhin problemet e tyre, është për të mirën e tyre. Marrëdhëniet e tyre të tanishme e pengojnë politikën dhe ekonominë, tha Appathurai.