“Napoli nuk ka nevojë për ndonjë mrekulli, do ta mposhtë Barcelonën” - Gazeta Express
string(65) "napoli-nuk-ka-nevoje-per-ndonje-mrekulli-do-ta-mposhte-barcelonen"

“Napoli nuk ka nevojë për ndonjë mrekulli, do ta mposhtë Barcelonën”

Gazeta Express

18/02/2020 21:00

Babai i Pepe Reinas, Miguel, ka këmbëngulur se Napolit nuk do t’i duhet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën, në një ndeshje që ai pret të jetë shumë e hapur në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Miguel, i cili është edhe menaxheri i portierit të Milanit, thotë se Barça është shumë e varur në Lionel Messin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“E adhuroj Napolin dhe mënyrën sesi luan futboll”, tha Miguel Reina për Radio Kiss Kiss.

“Pres një takim të baraspeshuar, sepse Napoli po luan futboll të mirë momentalisht dhe nuk i nevojitet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën”, shtoi ai.

“Them se Barça është 70-80 për qind e varur në Messin. Ajo nuk ka më lojtarë si Xavi apo Iniesta”, theksoi ai. /Gazeta Express/