Napoli e "shkel" Fiorentinën, minuta edhe për Rrahmanin - Gazeta Express
string(52) "napoli-e-shkel-fiorentinen-minuta-edhe-per-rrahmanin"

Napoli e “shkel” Fiorentinën, minuta edhe për Rrahmanin

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 14:25

Napoli e ka mposhtur thellë Fiorentinën me rezultat 6:0 në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Insigne, Demme, Lozano dhe Zielinski shënuan katër golat e parë për vendasit, teksa 4:0 ishte rezultati i 45 minutave të parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në pjesën e dytë shënuan Insigne dhe Politano, duke e vulosur kështu fitoren bindëse të ekipit të Gattusos.

Edhe qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani e shijoi këtë ndeshje, teksa u inkuadrua në minutën e 79-të në vend të Manolas.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 34 pikëve dhe momentalisht gjendet në vendin e tretë. /Gazeta Express/