Nainggolan e vajton vdekjen e mbesës: S’mund ta besoj, ishe aq e re - Gazeta Express
string(64) "nainggolan-e-vajton-vdekjen-e-mbeses-smund-ta-besoj-ishe-aq-e-re"

Nainggolan e vajton vdekjen e mbesës: S’mund ta besoj, ishe aq e re

Gazeta Express

31/05/2020 14:35

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan, po e vajton vdekjen e mbesës, e cila e humbi betejën me kancerin të dielën.

Mediat italiane raportojnë se mbesa e tij po vuante nga kjo sëmundje për një kohë të gjatë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Të gjithëve na mungon, e dashur. Të dashurit tënd. Fëmijëve, babait, vëllezërve dhe motrave, të gjithëve”, shkroi Nainggolan në Instagram.

“Ende nuk mund ta besoj, në këtë moshë kaq të re. Tani shko te nëna dhe përqafoje fort. Ajo do të të mbrojë edhe më shumë”, shtoi ai.

Vdekja e saj vjen në një kohë kur bashkëshortja e 32-vjeçrit po lufton betejën e vet me kancerin.

Nainggolan e humbi edhe të ëmën nga kanceri. /Gazeta Express/