Muzeu Kombëtar është pasuruar edhe me një eksponat që ka vlerë historike për Kosovën - Gazeta Express
string(84) "muzeu-kombetar-eshte-pasuruar-edhe-me-nje-eksponat-qe-ka-vlere-historike-per-kosoven"

Arte

Gazeta Express

23/04/2024 14:02

Muzeu Kombëtar është pasuruar edhe me një eksponat që ka vlerë historike për Kosovën

Arte

Gazeta Express

23/04/2024 14:02

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur së Muzeu Kombëtar i Kosovës është pasuruar me një eksponat që i shton vlera historike vendit tonë.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi i shoqëruar dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i dhuroi dhe dorëzoi Muzeut Kombëtar të Kosovës, penën me të cilën u nënshkrua vendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Këtë dhuratë e pranoi zëvendësuesja e drejtorit të Muzeut, Vjollca Aliu.

Lexo Edhe:

Paraprakisht, pena e nënshkrimit të vendimit final mbi liberalizimin e vizave, i datës 19 prill 2023, i ishte dhuruar zëvendëskryeministrit Bislimi nga eurodeputeti dhe ish raportuesi për Kosovën mbi këtë proces pranë Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë në fund të muajit të kaluar.

Ky objekt, pritet të ekspozohet më tutje në Muzeun Kombëtar të Kosovës.