Mustafa thërret për nesër mbledhje të kryesisë - Gazeta Express
string(44) "mustafa-thirr-per-neser-mbledhje-te-kryesise"

Gazeta Express

01/06/2020 15:22

Mustafa thërret për nesër mbledhje të kryesisë

Gazeta Express

01/06/2020 15:22

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.

Lexo Edhe:

Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në orën 16:30, në Selinë Qendrore të LDK-së.

“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.

LDK-ja, ndërkaq, sot pritet të dorëzojë në Kuvend kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Nga ky subjekt ende nuk i kanë publikuar emrat e ministrave, derisa, kishin bërë të ditur se kërkesën për seancë do ta dorëzojnë vetëm pasi që të publikohet i plotë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatarin. /GazetaExpress/