Munishi e konfirmon largimin e Baftiut nga Ballkani: Të dua, të priftë e mbara loçkaman - Gazeta Express
string(86) "munishi-e-konfirmon-largimin-e-baftiut-nga-ballkani-te-dua-te-prifte-e-mbara-lockaman2"

Munishi e konfirmon largimin e Baftiut nga Ballkani: Të dua, të priftë e mbara loçkaman

Gazeta Express

04/08/2020 20:13

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se Blend Baftiu do të largohet nga klubi i Ipko Superligës sepse ka shumë oferta nga klube të huaja, derisa e ka mohuar se ai do t’i bashkohet klubit austriak Rapid Wien.

Në javën e fundit është përfolur se për Baftiun ka interesim të madh nga klube të ndryshme evropiane, përfshirë gjigantët e Turqisë, Galatasaray dhe Besiktas, si dhe më së fundmi Rapid Wien, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por trajneri i tij te Ballkani, Munishi e ka mohuar se 22-vjeçari do t’i bashkohet klubit austriak.

Në një reagim në Facebook, Munishi e konfirmoi largimin e mesfushorit sulmues duke i uruar fat në hapin e radhës në karrierë.

“Nuk shkon në Rapid. Shkon dikun tjetër, unë e di nuk flas por pak ka rendësi , kryesorja ka shumë oferta dhe i i ka njerzit shumë te sukseshem që e përfaqësojnë, Shkumbin Qorrmemeti dhe Haris Fakic”, shkroi Munishi.

Ai shtoi: “Blendi Baftiu e njihni si futbollist fantastik si djaloshi i Artë i Ballkanit , te cilin nuk do ta shihni të luajë ne Superlig më, por besoj se ka qen e mjaftueshme atë qa keni parë. Por une do ta mbajë në mend si lojtarin me karakterin me fisnik që kam pas ne karierën time si trener .Te du fort ti e dinë Blendi. Rrugë të mbarë Loqkaman”.

Baftiu e frymëzoi Ballkanin me golat e tij të shumtë drejt një lufte befasuese për titull në Superligë deri në javën e parafundit, kur Drita u shpall kampione pas barazimit të Ballkanit me Gjilanin 2:2.

Mesfushori sulmuesi i ekipit kombëtar U21 të Kosovës e fitoi Këpucën e Artë këtë sezon në Superligë, duke i shënuar 19 gola në 31 ndeshje.

Ai, po ashtu, i ka ndihmuar klubit nga Suhareka ta arrijë finalen e Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Prishtinën të mërkurën në Stadiumin Fadil Vokrri.

Në një studim të UEFA-s për lojtarët më premtues të rinj në vitin 2020, Baftiu u radhit në mesin e 50 talenteve më të mëdhenj.  /Gazeta Express/