Mungesë të dokumenteve në të gjithë sektorët - Gazeta Express
string(44) "mungese-te-dokumenteve-ne-te-gjithe-sektoret"

Mungesë të dokumenteve në të gjithë sektorët

Gazeta Express

19/02/2020 10:55

Mungesa e pasaportave në vend nuk është i vetmi problem, pasi qytetarët ankohen edhe për mungesa të lejeve për vozitje, përcjell GazetaExpress.

Qytetarët të cilët kanë pasur probleme me sigurimin e dokumenteve, për Faktor thonë se është e vështirë të merret edhe leja për vozitje.

Lexo Edhe:

“Bëra kërkesë në emrin tim për leje për vozitje, ndërsa mora përgjigje se këto dokumente për momentin nuk janë, pasi mungojnë formularët. Disi me urgjencë, arrita ta marr dokumentin e lejes për vozitje, në mënyrë që të mund ta regjistroj makinën. Njerëzit që më ndihmuan thanë se kjo është leja e fundit për vozitje, e cila disi është ruajtur në MPB”, tha një qytetar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e pranojnë se kanë mungesa të dokumenteve.

Por thonë se problemi me lejet e vozitjeve nuk është aq i madh sa ai me pasaportat.

“Këto ditë ka mungesa, por nga kompania që i përpunon lejet për vozitje na thanë se nesër ose më së voni pasnesër, do të duhet të arrijnë 5 mijë formularë, me çka do të tejkalohet mungesa e tanishme”, thonë nga SPB Shkup.

Ata thanë se para një muaji, problemi me lejet e vozitjeve ka qenë më i theksuar, por kompania “Bato Divajn” ka filluar ta furnizojë MPB-në me 10 mijë deri 15 mijë leje për vozitje çdo javë./GazetaExpress/

Besmir Lika