MSH: Rritja e pagave për punonjësit shëndetësorë, investim në kapitalin njerëzor, në shëndetësinë publike, por edhe në ardhmërinë e shtetit - Gazeta Express
string(135) "msh-rritja-e-pagave-per-punonjesit-shendetesore-investim-ne-kapitalin-njerezor-ne-shendetesine-publike-por-edhe-ne-ardhmerine-e-shtetit"

MSH: Rritja e pagave për punonjësit shëndetësorë, investim në kapitalin njerëzor, në shëndetësinë publike, por edhe në ardhmërinë e shtetit

Gazeta Express

26/05/2020 14:44

Të punësuarit në institucionet shëndetësore për të gjithë të punësuarit shëndetësorë dhe jo shëndetësorë në punë me pacientët e infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, mjekët, infermieret, por edhe infermierët jo shëndetësorë, transportues, shoferë në shërbimin për ndihmë mjekësore, do të marrin çmim prej 20 për qind nga paga bazë për dy muaj.

Mënyra e pagesës do të jetë me kartelë pagesore e cila pritet të jetë gati nga ana e Ministrisë së Financave.

Lexo Edhe:

Këtë sot e kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë prej ku potencojnë se në çaste kur tërë bota përballet me krizë për shëndet publik, është e qartë se shëndetësia dhe punonjësit shëndetësorë janë një prej shtyllave kyçe në shtet, të cilët janë në luftë të vazhdueshme për përballje me koronavirusin, por janë edhe më të ekspozuar në rreziqe.

“Ky shpërblim është vetëm një shtesë e asaj në çka tani më punojmë një periudhë më të gjatë në Ministrinë e Shëndetësisë – investojmë në kapital njerëzor, në shëndetin publik, sepse e dimë se vetëm një kuadër i kualifikuar dhe i motivuar mjekësor është një prej parakushteve për shëndetësinë kapitale. Duke filluar nga viti 2018 vazhdimisht investojmë tek të punësuarit në shëndetësinë publike dhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 tani për ilustrim vetëm bruto paga bazë e mjekut specialist është rritur për më shumë se 50 për qind, i infermiereve për 33 për qind, i mjekëve të përgjithshëm për 29 për qind, ndërsa bashkëpunëtorët shëndetësorë për 15 për qind, duke mos i marrë parasysh shpërblimet”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ndaj këtyre rritjeve në pagat, nënvizohet në kumtesë, gjatë dy viteve të fundit janë rritur me koeficientët për pagesën e kujdestarive të punonjësve shëndetësorë 4 deri në 5 herë edhe atë 20 për qind rritje merr kuadri mësimor, 25 për qind mjekët specialistë, 15 për qind mjekët e përgjithshëm, 10 për qind infermieret dhe nga 5 për qind bashkëpunëtorët shëndetësorë dhe personeli ndihmës teknik.

“Në çaste të krizës shëndetësore si kjo të cilën e jetojmë sot, kjo tregohet si strategji e mirë dhe investim”, thotë Filipçe.

Ministri Filipçe përkujton edhe se në periudhën prej kur është në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë më shumë se 5.000 harmonizime për punësime në institucionet publike-shëndetësore në vend, ndërsa për 15 për qind është rritur pikë e kapitacionit të mjekëve amë nga praktika e përgjithshme, gjinekologjia dhe stomatologjia dhe janë miratuar më shumë se 1.000 specializime dhe subspecializime.