Mourinho fton Eriksen edhe për ndeshjen e së mërkurës - Gazeta Express
string(53) "mourinho-fton-eriksen-edhe-per-ndeshjen-e-se-merkures"

Mourinho fton Eriksen edhe për ndeshjen e së mërkurës

Gazeta Express

21/01/2020 16:47

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka vendosur që ta përfshijë në skuadër për ndeshjen e nesërme të Tottenahm kundër Norwichi

Raportet në Itali kanë shkruar që agjenti i Eriksen është takuar me Spurs për të zgjidhur marrëveshjen me Interin sot, por trajneri portugez ka vendosur ta involvojë danezin kundër kanarinave në Londër të mërkurën.

Lexo Edhe:

Ai drejtoi gishtin kah Inter kur foli për tregun e transferëve dhe mundësinë e largimit të Eriksen tek kaltërzinjtë.

“Mund të ju them se kam një lajm të madh për ju, sepse çdo ditë është një ditë e mrekullueshme”, tha ai para ndeshjen në konferencë për gazetarë. “Dua të them se puna e madhe i bën të tilla, njerëzit janë bërë të varur nga ekranet, por edhe kjo është e mahnitshme. Mirëpo, për ne, ne jemi shumë të varfër me lajme”.

“Ne jemi të varfër për dy arsye: e para për shkak se ne blejmë lojtarë të ri çdo ditë dhe e dyta për shkak se unë jam një lloj individi që refuzon të flet për lojtarët e klubeve tjera, të cilën gjë disa menaxher janë të lumtur ta bëjnë”.

“Unë nuk e bëj, kështu që çdo emër që do ta përmendi, do të them që ai lojtar i takon klubit A, B apo C. Unë nuk flas për lojtarët e klubit A, B apo C”.

“Në lidhje me Christianin, përgjigja nuk është e mirë për ju. Por kjo është përgjigja dhe përgjigja është se ai do të jetë në formacion nesër”. /GazetaExpress/