Euro 2024 ka hyrë tashmë në fazën e fundit, teksa sot dhe nesër luhen ndeshjet gjysmëfinale.
E trajneri i njohur i futbollit që aktualisht është pjesë e Fenerbahces, Jose Mourinho e ka analizuar kampionatin deri më tani.
Ai tha se u zhgënjye pak nga Portugalia, pasi që sipas tij potenciali i ekipit ishte shumë i lartë.
“Gjithmonë ka zhgënjim kur mendoni se mund të bëni më mirë. Potenciali i ekipit ishte shumë i lartë. Nuk gabova shumë në parashikimet e mia kur thashë që Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritë”, tha Mourinho.
Tutje, “The Special One” tha se befasia më e madhe për të në Euro 2024 është Spanja.
“Spanja është surpriza më e madhe për mua. Është skuadra që luan më mirë”, u shpreh Mourinho.