Moti me surpriza për javën e ardhme, të pranishëm dëbora, shiu edhe dielli - Gazeta Express
string(72) "moti-me-surpriza-per-javen-e-ardhme-te-pranishem-debora-shiu-edhe-dielli"

Moti me surpriza për javën e ardhme, të pranishëm dëbora, shiu edhe dielli

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2021 13:35

Gjatë javës së ardhme pritet që moti të jetë në kushte “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.

Për ditën e hënë moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell. Reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave.

Lexo Edhe:

I njëjti mot vijon edhe ditën e Martë por reshjet e shiut janë të përqendruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Ditën e Mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të lartë.

Sipas SHMU, java mbyllet me mot të kthjellët në ditën e Enjte dhe të Premte. Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore ditët me reshje.

motui.jpg