Mos ia mësyni sot kësaj rruge të Prishtinës, do të jetë e mbyllur - Gazeta Express
string(64) "mos-ia-mesyni-sot-kesaj-rruge-te-prishtines-do-te-jete-e-mbyllur"

Mos ia mësyni sot kësaj rruge të Prishtinës, do të jetë e mbyllur

Gazeta Express

19/11/2020 7:03

Sot duke filluar nga ora 09:00, rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit të Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mbyllja do të jetë derisa të përfundojnë punët në asfaltimin e shtresimin e këtij aksi rrugor.

Lexo Edhe:

“Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor. Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative. Ju falemnderit për mirëkuptimin!”, shkruhet në njoftimin e komunës.