Momenti kur shpëtohet gruaja e moshuar nga zjarri në Vushtrri - Gazeta Express
string(61) "momenti-kur-shpetohet-gruaja-e-moshuar-nga-zjarri-ne-vushtrri"

Momenti kur shpëtohet gruaja e moshuar nga zjarri në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 13:49

Një gruaje të moshuar në Vushtrri i është shpëtuar jeta pasi banesa e saj u kaplua nga zjarri, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur sot dhe gruaja është shpëtuar si rezultat i intervenimit të shpejtë nga Shërbimi i Zjarrfikësve.

Lexo Edhe:

“Sot, u ballafaquam me një rast të jashtëzakonshëm me rastin e një zjarri në një objekt banesor përball sheshit “Hasan Prishtina”, me çrast u shpëtua jeta e një zonje të moshuar si rezultat i intervenimit të shpejt nga Shërbimi i zjarrëfiksave. Falënderojmë për bashkëintervenim dhe mbështetje edhe Policinë e Kosovës dhe KEDS-in. Sinqerisht”, ka njoftuar Bajrush Kosumi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri. /Express/