Valon Berisha, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, është shprehur i nervozuar pas humbjes së Dardanëve në “Fadil Vokrri”.
Kosova u mposhtë 0-1 nga Sllovenia në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Humbja e dytë me radhë kjo pas disfatës kundër Maqedonisë të enjten, derisa kjo është humbja e gjashtë në shtatë takimet e fundit për ekipin e Bernard Challandes – thjesht diçka nuk po shkon në ndeshjet e fundit me ‘Dardanët’.
Tifozët kanë nisur të humbin durimin, t’i kritikojnë futbollistët, për ta ka një mesazh Valon Berisha, raporton Gazeta Express.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...