"Moment krenarie", Kosova nënshkruan marrëveshje me Francën për bashkëprodhim kinematografik - Gazeta Express
string(89) "moment-krenarie-kosova-nenshkruan-marreveshje-me-francen-per-bashkeprodhim-kinematografik"

“Moment krenarie”, Kosova nënshkruan marrëveshje me Francën për bashkëprodhim kinematografik

Lajme

Gazeta Express

21/05/2022 13:42

Kosova ka nënshkruar sot marrëveshje me Francën për bashkëprodhim kinematografik, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku.

Lexo Edhe:

“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve. Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, ka shkruar Çeku.