Mjeku i njohur shqiptar mohon ministrinë: Askush s’mund të thotë nëse kemi apo jo raste me koronavirus - Gazeta Express
string(100) "mjeku-i-njohur-shqiptar-mohon-ministrine-askush-smund-te-thote-nese-kemi-apo-jo-raste-me-koronavirus"

Mjeku i njohur shqiptar mohon ministrinë: Askush s’mund të thotë nëse kemi apo jo raste me koronavirus

Gazeta Express

26/02/2020 22:28

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në “Byro politike” u shpreh se shumë shpejt mund të kemi rastin e parë me koronavirus në vend.

Sipas mjekut virusi është shumë misterioz dhe prandaj ka vënë në alert organizatat e shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Pipero thekson se e rëndësishme është që të merren masat parandaluese.

“Ky është një koronavirus i ri. Faki që nuk kemi nuk do të thotë se nuk do kemi. Ky virus është misterioz, ka shumë të panjohura dhe kjo e ka bërë qoftë OBSH që të jenë në alert të shtuar për të marrë masa parandaluese.

Duhen masat parandaluese për të pakësuar numrin e rasteve të sëmurë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ka kapacitete të gatshme për të parandaluar një pandemi.

Së dyti nuk kemi ende një vaksinë. Së treti, është shumë e rëndësishme që në varësi të numrit të popullsisë dhe të lëvizjes, është që të gjithë indikatorët janë që shumë shpejt mund ta kemi edhe ne rastin e parë. Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi apo nuk kemi, do vijë apo nuk do vi dhe kur do vijë”, shprehet mjeku.