Mitaj drejt Italisë, Al-Ittihadi e gjen zëvendësuesin e tij - Gazeta Express
string(58) "mitaj-drejt-italise-al-ittihadi-e-gjen-zevendesuesin-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2026 21:32

Mitaj drejt Italisë, Al-Ittihadi e gjen zëvendësuesin e tij

Futboll

Gazeta Express

28/07/2026 21:32

Al-Ittihad ka mbyllur marrëveshjen për lojtarin që do ta zëvendësojë mbrojtësin e majtë shqiptar, Mario Mitaj, në sezonin e ardhshëm.

Raportimet e fundit kishin bërë të ditur se Mitaj është pranë largimit nga Al-Ittihad gjatë kësaj vere, me një transferim te skuadra italiane Genoa që po merr gjithnjë e më shumë formë.

Sipas gazetës saudite “Asharq Al-Awsat”, Al-Ittihad ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë të Neom, Fares Abdi, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje.

Abdi la pas disa kandidatë të tjerë që ishin në listën e Al-Ittihad për të marrë rolin e mbrojtësit të majtë në sezonin e ri.

27-vjeçari ka një karrierë të pasur. I lindur në Kaliforni, ai e nisi karrierën te klubet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të debutonte në Ligën Saudite me Al-Wehda në vitin 2020.

Përveç Al-Wehda, Abdi ka luajtur edhe për Al-Qadsiah, Al-Fayha dhe Neom, skuadër së cilës iu bashkua verën e kaluar. Gjatë sezonit të fundit ai zhvilloi 34 ndeshje dhe regjistroi 3 asistime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement